Nën fustanin e bukur
ngutet tepria e ndershme e trupit
(të shtrira tegelet në shpatulla)
dhe është e lehtë ta imagjinosh atë trup
të lëvizë nën qiellin e pafund të grurit të majit,
të qëndrojë në kompaktësinë e një jete
të vetme,
nën peshën e qiellit,
ta ndiesh peshën e qiellit
dhe vlerën e tërësisë që s'duhet hetuar.
Nënë, nëse nga qendra e grurit do ngrihet
klithja mekanike e vdekjes tënde,
e papjekur si guri i majit
por e falur,
siç falet një lulekuqe
në vetminë e grurit,
ashtu siç falet jeta
që s’njeh veç vetveten.
* Këndoj që ti të kthehesh. Kur ia marr këngës, Më vjen turp të të kërkoj kaq shumë, Këndoj dhe ndihem e lehtë Pikërisht aty ku zë fill bota traduzione di Arjan Th. Kallço |
Cerca nel sito
|