Gjuha shqipe – Albanese
Nën fustanin e bukur
ngutet tepria e ndershme e trupit
(të shtrira tegelet në shpatulla)
dhe është e lehtë ta imagjinosh atë trup
të lëvizë nën qiellin e pafund të grurit të majit,
të qëndrojë në kompaktësinë e një jete
të vetme,
nën peshën e qiellit,
ta ndiesh peshën e qiellit
dhe vlerën e tërësisë që s’duhet hetuar.
Nënë, nëse nga qendra e grurit do ngrihet
klithja mekanike e vdekjes tënde,
e papjekur si guri i majit
por e falur,
siç falet një lulekuqe
në vetminë e grurit,
ashtu siç falet jeta
që s’njeh veç vetveten.
*
Këndoj që ti të kthehesh.
Kur ia marr këngës,
këndoj që unë ta kaloj çdo ditë,
janë me mijëra vetmi ato,
dhe lotët e mi t’i thaj.
Më vjen turp të të kërkoj kaq shumë,
prandaj e ndal këngën.
Këndoj dhe ndihem e lehtë
si një lule bliri.
Ia marr këngës dhe vërtet zë vend
atje ku magjepsem:
Pikërisht aty ku zë fill bota
traduzione di Arjan Th. Kallço
Lascia un Commento
Vuoi partecipare alla discussione?Sentitevi liberi di contribuire!